Ishte parashikuar të zhvillohej sot, por Gjykata e Posaçme e Aplit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të shtyjë sërish seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaled Çela.
Në vendimin e marrë nga kjo gjykatë, pa praninë e avokatëve i është dërguar palëve duke i informuar për shtyrjen për shkak të koronavirusit.
Nuk ka një datë se kur do të zhvillohet seanca, por kjo është hera e 4 që shtyhet kjo seancë.