COVID-19 shtyn sërish seancën ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

0
Gjigandi

Ishte parashikuar të zhvillohej sot, por Gjykata e Posaçme e Aplit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të shtyjë sërish seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaled Çela.

Në vendimin e marrë nga kjo gjykatë,  pa praninë e avokatëve i është dërguar palëve duke i informuar për shtyrjen për shkak të koronavirusit.

Nuk ka një datë se kur do të zhvillohet seanca, por kjo është hera e 4 që shtyhet kjo seancë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu