Rikhehet Covid-19 në Sarandë. I infektuari i dytë pas shtetases ukrainese është një 23 vjeçar me banim në Manastir, Ksamil.
I riu, i cili ka shfaqur simptoma është nisur menjëherë drejt Covid 1 në Tiranë.
DVSHP Sarandë ka marrë tamponët e familjarëve të cilët janë karantinuar.
Sipas burimeve 23 vjecari nuk kishte dal jashte qytetit, dhe ditët e fundit kishte frekuentuar disa kafene në Ksamil, raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj.
Ndërkohë dy rastet e reja në Vlorë që janë shënuar sot kemi të bëjmë me një person i cili jeton në qytetin e Vlorës, kontakt i personave të mëparshëm. Dhe një grua nga kryeqyteti e cila së bashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar me pushime në Dhërmi.