Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shpallur fajtor nga gjykata e Krimeve të rënda.
Tahiri është dënuar me 5 vite burg për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’.
Por në vendim gjykata është shprehur se Tahiri do të bëjë vetëm 3.4 vite denim pasi perfiton nga gjykimii shkurtuar. Edhe nga vendimi perfundimtar me burg Tahiri perfiton pasi gjykata ka urdheruar qe ai ta shlyeje me shërbim prove.
Pas më shumë se 5 orësh e 30 minutash, tre gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka kanë dhënë vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite. Akuzat e prokurorise per trafik narkotikesh ne bashkepunim, grup kriminal dhe kryerje veprash nga grupi kriminal nuk jane provuar.