Bogdani: Projekti i teatrit të ri një “lavatriçe” për pastrimin e 220 milionë eurove

0
Gjigandi

Për ish-deputetin e PD-së Gerti Bogdani, projekti për ndërtimin e teatrit të ri nga kompania Fusha është thjesht një lavatriçe për pastrimin e parave të pista.

Në një intervistë për RTV Ora ai thotë se në atë projekt do të pastrohet një shumë prej 220 milionë eurosh.

Bogdani:  Nuk ka si të ndodhte ndryshe. Kryetari i bashkisë është një gënjeshtar i madh dhe një vegël e tij. Po aq arrogant dhe hajdut sa kryeministri. Të vish në orën 4:30 të mëngjesit me Renean për të prishur teatrin. Këta njerëz janë të njëjtë. Siç kanë gënjyer në fillim, gënjejnë dhe tani. Projekti i teatrit është projekti Fusha. Ai u bë me ligj të veçantë në parlament i quajtur ligji Fusha. Për të marrë tokën publike dhe për t’ia dhënë privatit. Një lavatriçe e madhe betoni që të pastrojë paratë e pista. Rama ka që në 98′ që do të prishë teatrin, që kur ka qenë ministër kulture. I erdhi një zgjatim në bashki që doli dhe tha e bëj unë. Janë 220 milionë euro që do të pastrohen në atë projekt. 

Bogdani gjithashtu ka komentuar dhe për dhunën nga ana e policëve gjatë protestës të së dielës për shembjen e teatrit.

Shumë prej efektivëve të policisë nuk kanë qenë të pajisur me numrin e identifikimit. Bogdani thotë se ata nuk janë as policë të vërtetë por vetëm disa gangsterë.

RonaTyra

Bogdani: Forcat e Reneas vinin me automatik në dorë, kundër qytetarëve dhe artistëve. Ata që nuk kanë pasur numër identifikimi nuk janë as policë real. Janë rrugaçë dhe gangsterë. As sjelljen nuk e kishin si policë. I kapin protestuesit sikur janë kafshë. Të thuash që ata policë janë fytyra ime, është një fatkeqësi shumë e madhe.  Pandemia u shfrytëzua për shembjen e teatrit. U bë dhe në një muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë. Muajin e Ramazanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu