Besa Shahini: U uroj suksese të përzemërta maturatëve që kanë provimin e parë nesër

0
Gjigandi

Ministria e Arsimit Besa Shahini, përmes facebook ka lajmëruar përfundimin e vitit shkollor.

Shahini i ka uruar sukses nxënësve të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Shahini: Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.

Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu