Kryetari i PD dhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka ripostuar në Twitter statusin e zyrtarit të lartë CDU Johann Wadephu, ku shprehte zhgënjimin dhe trishtimin për prishjen e teatrit me nxitim dhe dhunë.
Basha shkruan se prishja e sundimit të ligjit dhe rritja e autokracisë po minojnë të ardhmen e Shqipërisë.
Ai tha se Partia Demokratike është e përkushtuar në luftën për vlerat evropiane, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik.
”Mirënjohës për mbështetjen vendimtare të JoWadephul drejt integrimit në BE të Shqipërisë. Prishja e sundimit të ligjit dhe rritja e autokracisë po minojnë të ardhmen e Shqipërisë, BE-së demokracinë dhe stabilitetin dhe po thellon krizën ekonomike.
Zbatimi i 15 kushteve të BE-së për hapjen e negociatave është e domosdoshme për të lëvizur drejt një shoqërie të sundimit të ligjit, qeverisë demokratike dhe institucioneve funksionuese.
Partia Demokratike është e përkushtuar në luftën për vlerat evropiane, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik.”