“Mungesa e subvencioneve, rritja e çmimit të naftës dhe favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor. Fermerët luftojnë me mbijetesën. Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike”.
Kështu ka shkruar kryetari i PD-së Lulzim Basha në Facabook, pas një takimi me fermerët në Rrogozhinë.
Basha ka shkruar më tej se “zhvatjet dhe mashtrimet e kryeministrit Edi Rama po e çojnë ekonominë në krizë të thellë”.
“Në Lekaj takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre. Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës. Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe. Dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit”.