Autoritetet në terren për Covid/ Përfaqësuesit e transportit publik përplasen me policinë

0
Gjigandi

Shoqatat e Transportit Urban kanë dalë sërish sot në protestë, duke kërkuar nga qeveria që të dëgjojë dhe plotësojë kërkesat e tyre.

Ata theksojnë se 400 mijë lekë të vjetra të marra në tre muaj nuk mjaftojnë për të mbajtur familjen.

Përfaqësuesit e shoqatave kërkojnë që të ulet akciza e naftës për transportin, të subvencionojë mungesën e punës dhe të ketë një paketë të dytë me 400 mijë lekë për këtë sektor.

“Në duam të drejtat tona të na paguajnë, ose të hapin transportin publik. Çfarë do bëjmë ne me 400 mijë lekë, le të vijë Edi Rama t’ia jap unë 400 mijë lekë dhe të jetojë ai. Ne duam që të plotësohen kushtet tona që kërkuar”, theksuan ata.

Mirëpo, në zbatim të urdhrit për moslejimin e grumbullimeve, policia u ka bërë thirrje që të shpërndahen, në të kundërtën do shoqërohen në Komisariat.

RonaTyra

“Është e paligjshme. Duhet të shpërndahemi ose do shoqëroheni në komisariat nëse nuk shpërndaheni vetë”, thotë policia.

Dje, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e djeshme se nuk do të lejohen grumbullimet e njerëzve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu