Artan Hoxha: Shqipëria prodhon “çokollatë” dhe vaj kanabisi për tregun e jashtëm

0
Gjigandi

Gazetari Artan Hoxha në një intervistë për Abc News këtë të shtunë ka komentuar dhe rëndësisnë që ka mushka tashmë në transportit e lendeve narkotike në kohë pandemie.

Sipas tij kohët e fundit mushka ka filluar që të përdoret për transportin e lëndëve narkotike në kohën kur mjetet e tjera të transportit janë ndaluar dhe gjithashtu është më e sigurtë pasi nuk rrezikohesh të kapesh.

“Nuk janë blerë mushka,  por janë kthyer në punë me kapacitet të plotë, rasti i fundit ka qenë para dy javësh kanabisi me mushkë, në kohën kur jaënë ndaluar mjetet e tjera të transportit duket se kjo është mënyra më e mirë.  Mushkat po e mësuan rrugën kthehen vete dhe ti nuk rrezikon të kapesh dhe këtë vit duket se tashmë është kthyer sërish në këtë mënyrë transporti,  nuk janë të ndaluara nga masat antikovid dhe është si puna e dronit me rreze të shkurtër veprimi”, është shprehur gazetari.

Ndër të tjera Hoxha në një bisedë me Juli Xhakoxhi ka theksuar se në vendin tonë vijon që të prodhohet çokollat dhe vaj kanabisi, por që ajo nxirret jashtë vendit nuk ka përdorim të brendshëm.

“Ne prodhojmë çokollatë dhe vaj kanabisi. Ne kemi lejuar krijimin e një tregu të brendshëm të konsumimit të këtyre lëndëve narkotike, ku në këtë periudhë pandemie ku ndalohet qarkullimi në rrugica të ndryshme nëpër lagje ju mund të shikoni grupe të rinjsh që tymosin në rrugica të ndryshme.Sot kanabisi konsumohet nga jugu në veri, ky është krimi më i madh që i kemi bërë vendit. Kemi harruar se duke lejuar kaq shumë tashmë ne mund ta gjejmë në çdo cep të Tiranës.  Për të prodhuar një gjë të tillë duhet të kesh një kimist të specializuar.

RonaTyra

Një nga kimistët që unë kam gjurmuar ishte grek, ai punon për grupet kriminale në Kretë dhe pasi mbaron atje vjen në Shqipëri kam ndjekur një çift italianësh që prodhonin kanabis, të cilit vinin dhe rrinin në një qytet të vogël. Ne kemi prodhuar dhe vijojmë të prodhojmë vaj kanabisi dhe çokollatë kanabisi, që shkon jashtë dhe shërben për prodhimin e mëtejshëm të drogave më të forta, të përdorshme kryesisht në Holandë dhe në Belgjikë.

Ajo nuk vjen në Shqipëri, por prodhohet në këto vende dhe hitet në lokalet e jetës së natës nuk është Shqipëria tregu i saj pasi është shumë e shtrenjtë,. Vaji i kanabist dhe çokollata është lëndës së parë për prodhimin e lëndëve më të forta”, ka thënë ndër të tjera gazetari Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu