AMT i kujton Bashës kontratën: Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura, e vetmja alternativë

0
Gjigandi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën që kanë nënshkruar me të  me 25 korrik për 2019 për sistemin zgjedhor.

“I nderuar z. Basha më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”

Ndërsa sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate, AMT thotë se ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore.

Në këto kushte, AMT gjykon se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu