Ambasadorja Kim: Pala në pushtet e tha fjalën e saj, ‘topi’ në fushën e Luli Bashës

0
Gjigandi

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë u shpreh sot se është gati një marrëveshje mes palëve politike për reformën zgjedhore.

Edhe pse në mbrëmje Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi nuk morrën pjesë, ambasadorja Kim u shpreh se nga ana e mazhorancës ka dakordësi, tani i përket Lulzim Bashës që të vendosi balancën.

“Dje u takuam për 9 orë dhe bëmë progres, ndërsa sot u takuam për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm.

Një negociatë që është mjaft e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi, populli shqiptar duhet të fitojë akoma më shumë.

RonaTyra

Çdo palë dha, por më shumë merita i takojnë palës në pushtet.

Në kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë.

Marrëveshje që mund ta vendosi Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt rrugës së BE-së.

Përmban hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODIHR, port ë rëndësishme për të ecur para.

Është koha për Partinë Demokratike dhe mikun tim Luli Basha që të thonë “po”-në e tyre, që të balanojnë të gjithë faktorët dhe të thotë po për shqiptarët. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në dorën e tij”, tha ambasadorja Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu