Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me deputeten Rudina Hajdari.
Me një shënim në Twitter, ambasadorja jep detaje rreth këtij takimi, ndërsa thotë se u diskutua mbi udhëheqjen e Hajdarit në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian dhe “vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore”.
Kim shkruan se respekton “luftën parimore të Hajdarit për më shumë, duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”.
“U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, shkruan ambasadorja Kim.
Hajdari është shprehur skeptike dhe nuk ka qenë entuziaste për marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore, ndërsa thotë se ajo nuk mund të quhet e tillë, sa kohë nuk është përfshirë ndryshimi i sistemit.