Ambasadorët ndoqën nga afër firmosjen e marrëveshjes, Ngjela zbulon arsyen pse ndodhi kjo

0
Gjigandi

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, komisionet do të jenë siç kanë qenë edhe në dy zgjedhjet e ardhshme, ato parlamentare ndërkohë PS që u tërhoq nga depolitizimi. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Avokati Sparta Ngjela thotë se opozita nuk kërkonte depolitizim të plotë, me qëllim sabotimin e ODIHR duke qenë se ishte ligj i kërkuar nga ata. Sipas tij, PD kërkonte bllokimin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Ngjela: Në këto momente ODIHR u kërkoi depolitizimin. Këta vijnë rrotull me njëri-tjetrin se ajo kërkon depolitizim. Jo e ka administrata dhe jo nuk e ka administrata. Nuk janë punonjës të administratës shtetërore. Janë punonjës që do të emërohen rishtaz. Ajo quhet administratë shtetërore, si kërkon që ta quajnë, administratë private? Buxheti i shtetit i jep rrogat. Nuk garanton gjë ajo. Korrupsioni është fenomen masiv në Shqipëri. Derisa është në gjendje të blejë gjyqtarin, ai blen dhe komisionerin. Problemi qëndron se ligjin e donte ODIHR në funksion të negociatave. E vetmja gjë që duhej këtu në mënyrë pragmatike duhej ODIHR. Gjithë këto të tjera ishin lojë për të sabotuar ODIHR. Nuk e sabotuan dot. Gjithë këto të tjerat që ngriti PD ishin për të sabotuar ODIHR -in. Donin ta bllokonin atë për të ngrirë negociatat me BE-në. Ky është kushti që ka vendosur BE për të sheshuar korrupsionin. Vetë nuk e bënin dot ndaj e mori amerikani e cila po e çon deri në fund.

Një rol kryesor në ndërmjetësimin e palëve të Këshillit Politik kanë pasur dhe ambasadorët e ShBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe të cilët kanë ndjekur nga afër takimet e fundit.

Ngjela i jep kreditet ambasadores Yuri Kim duke e konsideruar kontributin e saj një sukses në favor të Shqipërisë.

RonaTyra

Ngjela: Sukses i madh për personalitetin e Shqipërisë. Turpi i politikës shqiptare është korrupsioni. Këta janë hajdutë ordinerë. E dinë që janë vjedhës dhe po marrim masa për t’i hequr. Kanë bërë pallate. Ndërhyrja dhe presioni i ambasadores amerikane ka qenë një ndihmë e madhe që i dha Shqipërisë. Kështu flitet me bandat. Me korrupsionin flitet me atë gjuhë. Vjedhësi i kapur është me psikik të acaruar. Po të mos ketë forcë, asgjë nuk e bën dot. Ku është forca amerikane, mos ka gjë ushtri këtu? Jo, thjesht i ka të kapur. I gjithë korrupsioni shqiptar është i kapur. Dokumentet i kanë ata dhe këto ja nxjerrin. Që të hysh në politikë me post zyrtar, nuk duhet të kesh shkelur asnjë ligj se je skllav.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu