Prangoset një 66-vjeçar në Durrës ditën e sotme, pasi përplasi për vdekje një 8-vjeçar.
Shtetasi Q.N., banues në Sukth është arrestuar në flagrancë.
“Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.