Aksidentoi për vdekje 8-vjeçarin, arrestohet 66-vjeçari në Durrës

0
Gjigandi

Prangoset një 66-vjeçar në Durrës ditën e sotme, pasi përplasi për vdekje një 8-vjeçar.

Shtetasi Q.N., banues në Sukth është arrestuar në flagrancë.

“Ky shtetas  më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin  G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e  për pasojë fëmija  ka ndërruar jetë” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu