“10 ditë kohë për përgjigje, ose i drejtohemi Gjykatës”/ Studentët e Ekonomikut pa diploma masteri, peticion me 150 firma

0
Gjigandi

Ditën e sotme, studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës i janë drejtuar me një peticion prej 150 firmash, Rektoratit dhe FE-së, sa i takon tërheqjes së diplomave.

Bëhet pjesë për studentët e vitit 2017- 2019, ku saktësisht 315 studentë nuk i kanë marrë ende diplomat, për shkak se Fakulteti në 2017-n, kur janë regjistruar studentët në fjalë nuk i ka përcjellë listat. Këta të fundit kërkojnë zgjidhje ose do t’i drejtohen Gjykatës.

“Dje morëm vesh se Rektorati ka kthyer diplomat. Ka studentë këtu me kredi dhe me halle dhe duan vetëm diplomat. Të pajisen me diploma para se t’i drejtohemi Gjykatës”, tha një prej studentëve.

Po kështu, drejtori i kurrikulës në UT, Albano Zhapaj tha se një shkresë i është dërguar edhe Ministrisë së Arsimit, e cila sipas tij e ka zgjidhjen në dorë, por një zgjidhje është edhe që dekani i FE-së, Dhori Kule t’i dërgojë listat e studentëve te Rektorati, ditën e sotme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu