Në një kohë që Rusia ka rritur çmimin e grurit në 40 dollar për ton, situata me çmimin e miellit në vednin tonë mbetet e qëndrueshme, por me luhatje të herëpashershme. Operatorët e tregut thonë se ndryshimet e çmimeve, nuk do të reflektohen në xhepin e qytetarëve.
Eksportuesi më i madh i miellit, Rusia ka rritur çmimin e grurit në vlerën e 40 dollarëve për ton, për shkak të kërkesës së lartë të vendeve evropiane. Kreu i shoqatës së eksporteve Alban Zusi shprehet se muaji korrik, do të jetë vendimtarë për kurbën e çmimeve për këtë produkt.
Por nga ana tjetër, Zusi mohon zërat për rritje të çmimit të miellit, e për këtë rendit 3 faktorë.
Tregtarët e pikave të shumicës flasin për luhatje të lehtë të çmimeve gjatë pandemisë, teksa theksojnë se mielli kushton më shtrenjtë se një vit më parë.
Megjithatë, administratorët e furrave shuajnë çdo dyshim për rritje të çmimit të bukës.
Sipas INSTAT, gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2020 është importuar më pak miell krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.