Zgjedhorja, ku ndahet PS me PD-LSI/ Administrimi i procesit dhe kolegji zgjedhor me gjyqtarët pa vetting

0
21
blank
Gjigandi

Reforma zgjedhore ka hyrë në një fazë kritike ku dakordësia mes palëve duket e largët. Për të kuptuar më mirë se cilat janë çështjet ku ndahet shumica qeverisëse me opozitën jashtë parlamentare le të analizojmë 2 nene të kodit zgjedhor ku PS,LSI dhe PD,  kanë qëndrime të ndryshme.

Me kodin aktual zgjedhor i gjithë zinxhiri administratës zgjedhore është politike mi bazën e ekuilibrave politik mes mazhorancës dhe opozitës.

“Partia Socialiste propozon një depolitizim të plotë i cili prek të gjitha hallkat e administrimit duke nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tek komisionet e qendrave të votimit dhe grupet e numërimit të votave. Partitë politike nuk do mund të propozojnë administratën zgjedhore. Partitë politike nuk do mund të bllokojnë procesin e votimit. Partitë politike nuk do mund të numërojnë votat e as të bllokojnë procesin e numërimit.

Propozimi i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është një model miks i administrimit zgjedhor që ruan thelbin e balancës dhe kontrollit politik por fut dhe një përfaqësues jopolitik. Sipas propozimit edhe në KQV vendimet merren vetëm nga 6 anëtarët politik të cilët mund të marrin vendim edhe kur nuk ftohen nga komisioneri jopolitik. Nëse votimi del 3 me 3 kalon për vendimmarrje në KZAZ”.

Kolegji zgjedhor është një tjetër aspekt ku ka një qasje tejet të ndryshme mes PS, PD dhe LSI përsa i përket procesit të vettingut për gjyqtarët e këtij kolegji.

“Propozimi i mazhorancës është që Kolegji të përbëhet nga 8 gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Të drejtën për të qenë anëtar të Kolegjit Zgjedhor dhe pjesë e shortit duhet ta kenë gjyqtarët e kategorisë së mësipërme por që e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. PD dhe LSI propozojnë shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor aktual dhe ngritjen e një trupe tjetër gjyqësore e cila do të përbëhet nga 15 gjyqtar.  Propozojnë që këta gjyqtarë që do të zgjidhen në Kolegjin Zgjedhor ti nënshtrohen moratoriumit 4 vjeçar në raport me vettingun. Pra, edhe gjyqtarët që nuk i janë nënshtruar vettingut konkurrojnë për tu bërë pjesë e kësaj strukture dhe që nga zgjedhja deri në përfundim të mandatit ata të jenë të përjashtuar nga procesi i vertingut”.

Në tryezën e këshillit politik të reformës zgjedhore, PS, PD dhe LSI deri më tani e kanë anashkaluar në mënyrë diplomatike propozimin e opozitës së re parlamentare për ndryshimin e sistemin zgjedhor, duke lënë të kuptohet se nuk janë të interesuar për këtë propozim. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu