Një grua në Gjirokastër është ndaluar pasi punonte në lokalin në Gjirokastër ku dje humbi jetën një i moshuar gjatë aktit seksual.
Një 43-vjeçare u arrestua nga policia në Gjirokastër pasi lokalin e saj e shfrytëzonte për prostitucion.
Po në ambjentet e këtij lokali u gjet i pajetë një 72-vjeçar ditën e djeshme (22 qershor).
”Specialistët e seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativ të shtetases M. Z.,43 vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune.
Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.