Nga kampi i LSI, ka qenë Petrit Vasili ai që i ka kthyer Ramës përgjigje në lidhje me deklaratat e tij për një mundësi koalicioni me LSI-në.
Vasili shkruan në facebook se LSI nuk do të bëjë kurrë koalicion me Edi Ramën.
Ish-kreu i kësaj partie shton se Rama është i kapur nga narkotrafikantët dhe oligarkët, dhe se e presin ditë të vetmuara, i braktisur nga klientët e tij.
Vasili: LSI me Edi Ramën? KURRË!
Edi Rama është i dashuruar, i përdorur dhe i kapur nga narkotrafikantët dhe oligarkët kundër popullit te tij.
LSI është dhe do të jetë përgjithmonë vetëm e vetëm me popullin, përballë dhe kundër Edi Ramës, narkotrafikantëve dhe oligarkëve. Ditë tronditëse e presin Edi Ramën, tashmë të vetmuar të braktisur edhe nga klientët e vet të drogës dhe PPP-ve.
Limoni i shtrydhur të njëjtin fund ka pasur gjithmonë. Edi Rama e humbi edhe kohën për të ikur…!