Goditet një raste piraterie televizive në qytetin e Kolonjës.
Procedohet penalisht administratori i një televizioni, i cili fshihte të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i piraterisë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate që shërbenin për transmetime pirate dhe shpërndarje interneti.
“Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit D. M., 50 vjeç, banues në Tepelenë.” – njofton policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në një studio televizive të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan 15 aparate që përdoreshin për trasmentime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.