U detyrua të braktisë fëmijët në moshë të re, vajzat i festojnë ditëlindjen duke i sjellë dy idhujt e saj

0
Gjigandi

Programi “Dua të të bëj të lumtur” çeli puntatën e mbrëmjes së sotme me historinë e një nëne që kishte sakrifikuar gjithçka për familjen. Në studio kishte ardhur vajza e saj, Mirela e cila rrëfeu për të gjithë ne historinë e nënë Shefkies dhe kalvarin e vuajtjeve që ajo kishte kaluar.

Nënë Shefkia ishte martuar në moshë të re me mblesëri dhe nga kjo martesë kishte sjellë në jetë 3 vajza. Për shkak të debateve të vazhdueshme me vjehrrën e saj, nënë Shefkia ishte detyruar që të ndahej dhe të braktiste fëmijët. Pas disa vitesh ajo ishte martuar përsëri dhe bashkëshorti e kishte mbështetur gjatë gjithë kohës duke e ndihmuar edhe në rritjen e vajzave nga martesa e parë.

Nga biseda që u zhvillua në studio, Mirela rrëfeu se përveç problemeve ekonomike, familja e saj kishte përjetuar dhe një tragjedi. Fatkeqësisht disa vite më parë, djali i nënë Shefkies kishte ndërruar jetë në moshë të re përshkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Mirela kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i festuar nënë Shefkies ditëlindjen dhe për t’i dhënë kurajo e forcë në luftën kundër sëmundjes së rëndë me të cilën ajo po përballet.

Mesazhit të Mirelës i’u bashkuan dhe dy vajzat që nënë Shefkia ishte detyruar të braktiste nëpërmjet lidhjes me “Skype” të cilat i’u drejtuan me këto fjalë: “Mami të falenderojmë që ti dhe babi u kujdesët për ne. Ti je gjithçka dhe sëbashku do ja dalim të përballemi më sëmundjen tënde.”.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar një surprizë për nënë Shefkien duke bërë një lidhje të drejtpërdrejtë me dy personazhet publik që ajo që pëlqente shumë, Irini Qirjako dhe Gaz Paja të cilët i premtuan se do ta takonin menjëherë pasi të përfundonte gjendja e emergjencës civile.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu