Unioni i Shoqatave të Transportit Publik ka dalë më një deklaratë pas vendimit për rifillimin e transportit më 15 qershor me vendim qeverie.
Subjektet e licensuara për kryerjen e këtij shërbimi, unanimisht shprehen se, ky lloj shërbimi nuk mund të kryhet sipas protokollit të propozuar nëse nuk do të ketë njëkohësisht ndërhyrjen e strukturave shtetërore për subvencionimin e kapactitetit të munguar si rezultat i zbatimit të këtyre masave.
“Për sa më sipër, gjatë kësaj periudhe, në emër të subjekteve të transportit publik, është kërkuar nga institucionet përgjegjëse , në mënyrë të argumentuar financiare dhe ligjore , ndërmarrja e masave të nevojshme që do të mundësojnë kryerjen e këtij shërbimi sipas protokolleve të publikuara mediatikisht, konkretisht:
1.Transport Publik Falas për të gjitha kategoritë e udhëtarëve gjatë kohës së pandemisë, të garantuar nëpërmjet financimeve të organeve qëndrore dhe vendore përgjegjëse, si praktikë e ndjekur nga vendet e tjera të Rajonit dhe BE-së. Në këto kushte operatorët garantojnë një gadishmëri maksimale për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë.
2.Si alternative të dytë në pamundësi të realizimit të transportit falas i është propozuar organeve vendimmarrëse :
a. Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë
b. Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, sic është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë
c. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% ne vijim si sektori i hoteleri turizmit.
d. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.
Vetëm miratimi dhe zbatimi i këtyre lehtësirave do të mundësojnë kryerjen e shërbimit të transportiti publik sipas portokollit të publikuar.
Në këto kushte deklarojmë se subjektet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas në cdo datë që mund të urdhërohet rifillimi i këtij shërbimi , do të refuzojnë kategorikisht shërbimin në linjat përkatëse në nivel kombëtar”, thuhet në deklaratën e tyre.