“Të paktën 4 shkodranë humbën jetën prej Covid e nuk u kalkuluan! Qeveria nuk gabon, gënjen”

0
Gjigandi

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se qeveria po gënjen qëllimisht me numrin e viktimave nga COVID-19.

Si rast Spahia ka marrë 5 pacientë në Shkodër që kanë vdekur nga COVID-19, por ngaqë kishin patologji të tjera nuk janë kalkuluar.

Më tej ai shton se qeveria nuk bëri asgjë të saktë gjatë pandemisë, madje as izolimin që nuk duhet ta zgjaste pafundësisht pasi shkakton pasoja ekonomike.

”Shifrat e sotshme kontestohen për një gjë tjetër, nuk pasqyrojnë realitetin. Ka shumë arsye. është diskutim i gjatë sepse Shqipëria si shumë vende të tjera nuk u përball me valë të jashtëzakonshme. Në Europën Lindore përjashtim bën Rusia. Analizojmë veprimet apo mosveprimet e strukturës shëndetësore. Ka një mori gjërash që nuk janë bërë në mënyrën e duhur, apo aspak.
Kanë marrë përgjigje të disa udhëzimeve të disa personave që nuk janë specialistë të fushës. Kryesisht kanë qenë izolohuni, qëndroni në shtëpi. Sistemi shëndetësor nuk mund të abandonojë qytetarët e vet. 127 pësoi kolaps. Qytetarët i lanë në dorë të fatit.

Ne vuajmë ende për maska. I blejnë vetë maskat. Sistemi shëndeësor parësor doli jashtë funksionit. Ministrja u përpoq të trajtonte si sukses komunikimin e mjekut të familjes me telefon apo online me pacientin. Gjë që nuk mundet. Mjeku ka nevojë për ta parë, për ta pyetur.

RonaTyra

Absolutisht e them i zhveshur nga veshja politike, asgjë nuk u bë mirë. Ose nuk janë ndërmarrë fare, ose nuk mori asgjë.

I vetmi veprim është që u bë mbyllja e qytetarëve apo distancimi social, që nuk është shpikja e Edi Ramës. Nuk ka strukturë shëndetësore efiçiente, përgatitje dhe prandaj përfundojmë në izolim dhe ja lëmë barrën qytetarëve.

E gabuar sepse u zgjat përtej çdo kufiri. Edhe mbyllja duhet të ishte në shërbim të qytetarëve. Do të kishte sens në fillim për t’i dhënë mundësi strukturave shëndetësore për të gjurmuar, identifikuar dhe kapur të infektuarit. Ka sens në fillim dhe nuk mund të zgjatet pafundësisht pastaj kthehet në problem ekonomik.

Nuk mund të themi kështu është kurba, apo epidemia. Ne duhet të marrim masa, nuk dimë numrin real të viktimave sot.

E patolerueshme që gënjehet edhe tek numri i viktimave dhe është e qëllimshme.
Të paktën 5 në Shkodër kanë vdekur nga COVID-19 nuk janë kalkuluar. Virusi COVID ndikon tek patologjitë e trurit, zemrës, veshkave, renale. Bllokim direkt.”- tha Bardh Spahia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu