Tryeza e reformës zgjedhore mësohet se ka pranuar propozimin e opozitës për shkurtimin e periudhave zgjedhore.
Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 Prill-15 Maj dhe nga 15 Tetor – 15 Nëntor, ky ishte një nga propozimet e opozitës, për të cilën palët kanë rënë dakord.
Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim.
Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar.
Opozita propozoi shkurtimin e periudhave, në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.