Sinan Idrizi tregon të vërtetën për përplasjen me biznesmenin turk

0
Gjigandi

Pas lajmeve të publikuara në mediat turke, dhe më pas dhe në ato shqiptare se biznesmeni  Sinan idrizi po hetohet në Turqi, ky i fundit reagon për Ora News.  Sipas tij është biznesmeni turk që nuk ka zbatuar marrëveshjen e arritur për blerjen e aksioneve të kompanive në fushën e energjetikës, hidrokarbureve dhe të turizmit në Shqipëri.

Sinan Idrizi: Kemi bërë një protokoll së bashku me disa kompani të tjera. Kemi marrë një kompani të ndërmjetme për të bërë auditin për gjerat që ai do të hyjë në Shqipëri. Kemi bërë edhe një kontratë dypalëshe, unë kam marrë përsipër të bëj garantorin për pjesën e investimeve në Shqipëri. Sot dëgjova prej mediave që kam marrë pozitën e rolit të një mashtruesi. Me zotin Adnan Polat jemi në gjykatën e Stambollit të dyja palët në gjyq për çështje aksionesh dhe të investimeve në Shqipëri. Ndihem i fyer nga pjesa e rëndësishme e mediave shqiptare që pa marrë opinionin tim më etiketoi si mashtrues. 

Madje ai shprehet se ka kërkuar të komunikojë me biznesmenin turk Adnan Polat Pas lajmit të publikuar në media, por pa përgjigje.

Sinan Idrizi: Fakti që është një biznesmen tepër i njohur, ish-Presidentit i klubit të Gallatasarait, i cili me mua donte të hynte në disa aktivitete të tjera në Shqipëri. Unë ndihem i çuditur nga ky sulm në mënyrë jo burrërore sepse kemi qenë bashkë në zyrën e tij dhe kemi folur për këto histori.

Pas kësaj Idrizi ka bërë padi në gjykatën e Stambollit ku dhe kërkon pjesëmarrje të gjerë për të parë të vërtetën.

RonaTyra

Sinan Idrizi: Unë sot kam hapur dy padi ndaj zotit Polat për prishje të imazhit dhe për mospërmbushje të detyrimeve të tij në investimet në Shqipëri. Një pjesë e këtyre mediave që dëshirojnë të vijnë me shpenzimet e mia në Stamboll në seancën e gjyqit të radhës dhe të shikojnë kush mashtron dhe kush do të abuzojë me punën dhe pronat e shqiptarëve.

Idrizi thekson se ka ngritur padi dhe për dëmtim imazhi, teksa shprehet se ai në të gjithë rastet kërkon zbatimin vetëm të drejtësisë.

Sinan Idrizi: Pas paaftësisë së tij për të përmbushur detyrimet financiare më ka akuzuar mua që nuk kam qenë korrekt në marrjen e detyrimeve të mia. Që nga ky moment jemi në një çështje penale e civile në Turqi të dyja palët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu