Shtimi rasteve me COVID/ Mjeku epidemiolog: Lufta jonë, të ruajmë spitalin. Lombardia përjetoi krizën sepse e humbi…

0
Gjigandi

“Mjekët janë një potencial i madh infektimi”. Në kushtet kur kjo javë ka pasur shifra rekord që kanë ardhur në rritje të numrit të të infektuarve në vendin tonë, mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se ky numër rastesh vjen edhe nga shtimi i numri të testeve por dhe nga pakujdesia që mund të jetë treguar ne spitale.

“Në shifrat zyrtare të publikuara nga ministria, nga 42 të infektuar, 5 janë personel mjekësor. Duhet pasur kujdes tek spitali. Mjekët janë një potencial i madh infektimi. Pra mjeku e merr nga një pacient dhe mund t’ia transmetojë të tjerëve.

Duhet të ruajmë spitalin. Kjo është lufta jonë. Lombardia përjetoi atë krizë sepse e humbi spitalin. Në vendet e zhvilluara, spitalet kanë 2 hyrje dhe disa janë dhe me dy dalje. Kanë 1 hyrje mjekët dhe një hyrje tjetër për pacientët dhe vizitorët. Ne kemi vetëm një hyrje”- tha Alimehmeti i ftuar në Wake Up në Top Channel.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu