Shqipëria publikon bilancin e fundit ditor të koronavirusit, shifra alarmante

0
Gjigandi

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar një tjetër rekord negativ.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë një 68-vjeçar me Covid-19, duke e çuar në 37 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Prej një jave shifrat e të infektuarve kanë shënuar rritje alarmante në vend, ku një ditë më parë u regjistruan 69 raste pozitive, ndërsa sot shifra ka kërcyer në 82.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në Shqippëri aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu