Teksa ditën e djeshme u shënuan 36 infektime të reja nga koronavirusi, duke regjistruar numrin më të lartë të të prekurve në vend, shifra të larta pritet të raportohen edhe ditën e sotme.
Mësohet se nëntë raste të reja janë konfirmuar këtë të mërkurë në Shkodër, në vijim të tamponëve të kryer.
Mes tyre janë një personel shëndetësor dhe një punonjës i sigurimeve shoqërore.
Sakaq dy raste të reja janë konfirmuar edhe në Krujë, vend i cili vazhdimisht ka shfaqur infektime.
Ndërkohë në raportimin ditor që pritet të publikohet në orën 11.00, flitet se infektimet e orëve të fundit, kanë shkuar në afro 40.