Shembja e Teatrit, Ina Zhupa: Krimi po pastrohet me mjete private, kamuflohen me logon e bashkisë

0
Gjigandi

Partia Demokratike ka denoncuar se inertet e Teatrit Kombëtar po pastrohen me mjete private, por të kamufluara me logon e bashkisë së Tiranës.

Në një reagim në Facebook, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumenta, që sipas saj tregojnë që kamionët janë në pronësi private të 2 kompanive të ndërtimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k!

Denoncimi i Ina Zhupës

Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit.

Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencën e shembjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë.

RonaTyra

Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumente, pa tender, pa pagesë të deklaruar!

Referuar dokumenteve që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionët janë në pronësi private të 2 kompanive të ndërtimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë.

Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të radhes do ju japi këtyre kompanive për ndërtim si përgëzim për punën e palodhur në shembjen e Teatrit Kombëtar?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu