Shembja e teatrit, CRD: Qeveria përfitoi nga boshllëku i Gjykatës Kushtetuese

0
Gjigandi

Qeveria shqiptare përfitoi nga boshllëku ligjor me Gjykatën Kushtetuese për të vijuar me destruktivitet prishjen e Teatrit Kombëtar, në kundërshtim të parimeve demokratike. Kështu e quan organizata e njohur ndërkombëtare ndërhyrjen e ekzekutivit për teatrin, por edhe mediet e huaja e kanë raportuar gjerësisht lajmin.

Shembja e Teatrit Kombëtar një ditë më parë është përcjellë me pesimizëm nga aktorët dhe mediet ndërkombëtare.

Përplasjet e artistëve, aktivistëve dhe pjesëtarëve të opozitës politike me forcat e rendit u transmetuan nga agjencitë e lajmeve më të njohura të botës, si Rojter, Associated Press dhe Euroneës, në Londër nga BBC, nga Mediaseti italian dhe Uashington Posti dhe “Zëri i Amerikës” në SHBA.

Agresiviteti i forcave të rendit ndaj gazetarëve gjithashtu u dënua si i papërshtatshëm për një vend demokratik.

Organizata e njohur suedeze për të drejtat e njeriut shprehu solidaritet me mbrojtësit e teatrit të vjetër dhe duke dënuar lëvizjet e qeverisë, i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të lejojnë gjithsecilin të ushtrojë të drejtën e tubimit dhe lirisë së shprehjes.

RonaTyra

“Qeveria nuk priti për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet theksuar se nuk është tërësisht funksional për shkak të reformës së fundit në drejtësi. Duke përfituar nga boshllëku ligjor, në vend që të angazhohej me qytetarët në një dialog konstruktiv për të adresuar shqetësimet e tyre legjitime, qeveria shqiptare vijoi me planet e veta destruktive, dhe kështu tregoi mungesën e respektit ndaj sundimit të ligjit, parimeve demokratike por edhe për problematikën e sigurisë shëndetësore,” theksoi në reagimin e vet organizata ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave Civile.

Në mediet e huaja u raportuan edhe pretendimet e artistëve se ndërtimi i teatrit të ri është një plan që vihet në jetë për arsye korruptive nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të së dielës, pa zbardhur dita, me arsyen e amortizimit, teksa kishte shërbyer si skenë aktrimi dhe qendër kulturore prej viteve 1940.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu