Shembja e teatrit, Basha mbledh sërish në takim opozitën

0
Gjigandi

Pas protestave që shoqëruan shembjen e Teatrit Kombëtar gjatë ditës së sotme, PD ka mbledhur të gjitha strukturat e saj për të biseduar për aksionin politik.

Mbledhja ishte parashikuar të organizohej më herët gjatë ditës, por kreu i PD, Lulzim Basha vendosi tu bashkohej qytetarëve në protestë. Ai ka paralajmëruar për organizimin e protestave kombëtare por nuk ka dhënë asnjë detaj për kohën se kur do të mbahen.

Ndërkohë që nesër në orën 10 është thirrur dhe këshillin politik për Reformën Zgjedhore, ndaj në mbledhjen e sotme të opozitës së bashkuar do të vendoset nëse do të jenë pjesë apo jo e këtij takimi.

Më herët Basha deklaroi se nuk do të ketë më asnjë dialog me Ramën duke mohuar dhe pjesëmarrjen në një tryezë të përbashkët diskutimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu