Shefja e ONM-së, Calavera: Fjala e Sorecës për reformën zgjedhore, ajo çfarë ka shprehur Parlamenti Evropian

0
Gjigandi

Në mbledhjen e Parlamentit Europian këtë të hënë (22 qershor)  shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, shprehu keqardhje për shembjen e teatrit kombëtar pa pasur dialog.

Ndërkohë, përsa i përket reformës zgjedhore, Calavera, tha se Shqipëria duhet të vijojë më tej në dialogun për të çuar përpara reformën.

Ajo u shpreh se ajo çfarë ka thënë ambsadori i BE-së në venin tonë Luigi Soreca në lidhje me reformë, është ajo çfarë Parlamenti Europian ka shprehur.

Genoveva Ruiz Calavera: ”Sa i përket shembjes së teatrit Kombëtar, na vjen keq për atë akt dhe kërkuam që të kishte dialog.Ne vijojmë të bëjmë thirrje se duhet të ruhet trashëgimia kulturore por gjithashtu duhet edhe të zbatohet ligji. Shqipëria duhet të avancojë edhe më tej në dialogun për të vijuar përpara me reformën zgjedhore. Ajo që shpreh delegacioni ynë në Tiranë është ajo që ne duam. Fjala e Sorecës për reformën zgjedhore është pikërisht ajo çfarë ne shprehim. Presim që të diskutojmë në Këshill përsa i përket këtyre pikave që Shqipëria duhet të përmbushë.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu