Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj komentoi në ‘Open’ rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë, ku tha se nuk rrezikohet sërish mbyllja.
A rrezikojmë sërish mbylljen?- e pyeti Eni Vasili.
“Nuk mendoj së rrezikojmë mbylljen. Rritja e numrit të rasteve pritej me hapjen e vendit. Natyrisht jemi mbi shifrat e parashikuara, por nuk mendoj se jemi të rrezikuar me mbylljen”- tha Brataj.