Basha takim takohet me Xhavit Halitin dhe Enver Hoxhajn

0
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka pritur sot në një takim ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe ish-zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.

Basha informon për këtë takim në një postim në “Twitter”. Ai shprehet se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë, ndërsa thekson mbështetjen e Partisë Demokratike.“Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm z. Enver Hoxhaj. Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacenueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do t’ia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. @pdshqipëri është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj”, shkruan Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu