Reforma zgjedhore ende mister, kush është amerikani që po kryen negociata me palët

0
Gjigandi

Prej mëse tre orësh politika shqiptare qëndron e ulur në tryezën e këshillit politik për produktin përfundimtar të reformës zgjedhore, e cila i ka ndarë palët në të paktën tre pika.

Por duket se mosmarrëveshjet po përpiqet që t’i sheshojë politika amerikane. Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik në ambasadën amerikane në Tiranë, ndodhet prej mëse një orë në diskutime me Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin.

Fillimisht përfaqësuesi i SHBA-ve ka diskutuar me përfaqësuesit e PD dhe PS-së, e pas disa minutash takim mes të dyve, është thirrur përfaqësuesi i LSI-së zoti Petrit Vasili.

Ndërkohë mbledhja e këshillit është ndaluar, ndërsa ende nuk dihet nëse përfaqësuesi i SHBA-ve do të thërrasë në diskutim Rudina Hajdarin, e cila kërkon lista të hapura dhe ndryshim të sistemit zgjedhor.

Mbetet ende e paqartë nëse do të ketë një marrëveshje këtë të dielë, I cili mbetet dhe një afat për t’u kapur nga vetë palët politike.

RonaTyra

Kujtojmë se deri më tani palët janë të ndara në tre çështje, depolitizimin e administratës zgjedhore, votimin elektronik/identifikimin biometrik si dhe formatin e listave e sistemit zgjedhor, çështje të cilën e ka ngritur më së shumti Rudina Hajdari.

Po ashtu opozita I ka prezantuar që ditën e djeshme të gjitha propozimet e saj, ndërsa vetëm këtë të dielë u zbardh propozimi i PD-së për një qeveri tranzitore, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu