“Reforma Zgjedhore duhet të përmbyllet brenda majit”/ Bylykbashi: Mazhoranca të sjellë qëndrimet konkrete

0
Gjigandi

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore deklaroi në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se mazhoranca vijon të refuzojë propozimet e opozitës.

“Ajo që ngulëm këmbë është se para se të ecim më tutje duhet të jetë e qartë se cili është vullneti i mazhorancës mbi propozimet e opozitës lidhur me një çështje madhore. Brenda 31 majit Reforma Zgjedhore duhet të përmbyllet”, deklaroi ai.

Më tej shtoi:

“Deklaratat e Gjiknurit tregojnë mungesën e vullnetit politik të mazhorancës për të bërë një punë të bazuar në konsensus. Ne kërkojmë shprehjen e qartë nga mazhoranca, cili është vullneti i saj politik lidhur me cështjet e mëdha që shtron OSBE, për të cilat opozita ka bërë propozime konkrete. Është mazhoranca që deri më sot nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me cështjet e sthruara, por vetëm refuzime. Është mirë që mazhoranca pa humbur kohë në mbledhjen e radhës të vijë me qëndrime konkrete. Ne çështjet e mëdha që kemi shtruar do të çojnë te zgjidhjet finale, sa i përket kodit. Nuk mund të shtrohen çështje, pa adresuar çështjet themelore të kodit. Ne jemi të gatshëm të ecim përpara”, tha Bylykbashi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu