Rama në Kuvend me deklaratat e artistëve pro Teatrit: I kam mbaruar fjalët e mia

0
Gjigandi

Menjëherë pas fjalës së deputetes Hajdari kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje, duke cituar edhe disa nga deklaratat e aktorëve për këtë gjë.

Ai ka cituar Robert Ndrenikës, Arben Derhemin, Luftar Pajën, Altin Bashën, Enver Petrovcin, Bruno Shllakun të gjithë njëzëri që kërkojnë një godinë të re.

“Unë i kam mbaruar fjalët e mia për Teatrin, nuk kam asgjë për të thënë dhe do të shfrytëzoj për të lexuar fjalët e atyre që kanë bërë teatrin, që janë teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrit dhe kur e nisën as ju, as ata të tjerët që tani janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit, jo vetëm që nuk ishit aty po ju ishte thënë që të mos guxoni të jeni aty. Në krye të asaj proteste nuk ishin 2 Budina, por Ndrenika dhe Derhemi. Po sjell fjalët e protestuesve të vërtetë, jo të aktorëve politik që luajnë Teatrin e tyre, te unaza e re, e vejetër apo aty ku bashkohen 2 unazat.

“Mos më kryqëzoni kam qenë dhe jam për një Teatër të ri dhe bashkohor që ka për detyrë ta bëj shteti, paratë t’i marrë ku të dojë”, citon Ndrenikën.

“Me protestuesit e vërtetë është zhvilluar dialog, trupi i artistëve vendosën se duhet të ishin në dialog, të mos preket trualli dhe të shpallej një konkurs për teatrin. Skena na njeh, ata që duan të bëjnë skenë jashtë këtij tempullin, mbeten jashtë histori”, citon Derhemin. Siç jeni ju, një zhvillim konfuz dhe anormal në një korsi paralele me historinë por jeni në kundravajtje.

RonaTyra

“Nuk e mbështet protestë, s’ka më sens, nuk futem në atë godinë se është sëmundje, në atë godinë humbën jetën shokët e mi. Boll se u teprua”, Asqeriu.

“Ne merremi me llac dhe tulla, duhet të shtojmë forcat për llacin dhe tullat e artisik”, citon Pajën.

“Ramë dakord dpër 2 përfaqësues për negocimi për kontratën. Jam gati të debatoj me këto për këtë pikëpamje. Ajo godinë nuk ofron për krijimtarinë e një vepre cilësore”, citon Altin Bashën.

“Budallakët të mos ndërtohet një Teatër i ri, kundër që toka t’i falet dikut. AI teatër nuk ka kurrfarë asnjë vlere”, Enver Petrovci.

“Më vjen keq që shumë nuk e dinë që i përket një stalle kuajsh, ka vlera por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet bashkëkohore”, citon Bruno Shllakun.

“Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, nuk më duhet se c’ndërohet jashtë apo mbi të. Nuk e di si po punojmë aty, është një turp të punojmë aty”, citon Rajmonda Bullkun.

Më thoni një teatër në Ballkan që është në këtë gjendje. Kur shkohet në teatër duhet të ndjejë parfu, jo PD-së (këtë e them unë). A mund ta ftojmë trupën e Berlinit të japë këtu një shfaqje, ” citon Josif Papagjoni”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu