Një tjetër debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Andi Bushati. Debati nisi kur Rama e quajti Bushatin shpifës për lajmet që publikon.
Pjesë nga debati:
Rama: Jeni shpifës. Ky është fakt.
Bushati: Edhe unë i them vjedhësit, hajdut.
Rama: Ja kjo është një shpifje tjetër. Ju shpifni gjithë ditën, por në sy mua nuk ma thua dot.
Bushati: As ju nuk më thoni shpifës.
Rama: Ju them që ç’ke me të.
Bushati: Edhe unë them, vrasës, kriminel, vjedhës.
Rama: Që ti je shpifës kjo dihet botërisht.
Bushati: E humbe qetësinë. Nuk të funksionojnë receptorët.
Rama: Je shpifës që nuk vë gjoba dhe kjo dihet botërisht.
Bushati: Kur s’ke argumeta e kthen në personale. Kështu e kishin fundin Fatos Nano dhe Sali Berisha. Kështu sulmonin gazetarët para fundit të tyre.
Rama: Është një krahasim i pavend. Ti nuk e kupton të majtën time. Je një komunist i mbaruar që s’ke lidhje me komunistat. Ke mllef.
Bushati: Për ato që u vjen fundi kam mëshirë. Di që e majta nuk punon për 10 banditë.
Rama: Fjalën banditë mbaje për vete. Nuk të fyeva.
Bushati: Po më quajt shpifës, apo shpifës është lavdërim. Duket që e humbët. Ju erdhi ndonjë mesazh që tregon se dolët keq sonte.