Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e gjyqtares, Fatmira Hajdari. Raportohet se në fund të seancës, Hajdari tha se ishte vendim i pritshëm. Ndërkohë, avokati Maks Haxhia tha se do ta apelojnë vendimin.
Hajdari kishte probleme me justifikimin e pasurisë në vlerën e 60 milionë lekëve. Problematik u konsiderua ndërtimi i një pallati 10-katësh në truallin e familjes pranë banesës së saj në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, prej djalit të saj dhe një shoqërie private.
Sipas KPK, ndërtimi ishte pa leje dhe mbi një pjesë toke që nuk ishte pronë e tyre. Në lidhje me kriterin e figurës, ajo vlerësohet e papërshtatshme me argumentin se nuk kishte deklaruar faktin se i ishte refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.