Aktorja tregon gjithë stil barkun e rrumbullakosur

0
Gjigandi

Nisur nga fotoja e fundit e Sophia Turner’s duket se nuk bebushi i çiftit nuk do të vonojë shumë të vijë!

Aktorja dhe Joe Jonas u përpoqën shumë ta mbanin sekret lajmin e ëmbël, por tani që e di e gjithë bota, ajo s’lë rast pa treguar gjithë stil barkun e rrumbullakosur.

Në foton e fundit, veshja e Turner është kombinim goxha frymëzues për vajzat shtatzëna.

E fotografuar rrugëve të Los Angeles-it, aktorja mbante veshur një palë streçe gri, një bluzë të shkurtër (crop top) dhe një xhaketë me kuadrate, kombinuar me atlete.

RonaTyra

Veshje e rehatshme dhe stil në të njëjtën kohë! Që nga momenti kur lajmi u bë publik në shkurt të këtij viti, Sophie është përpjekur të mbajë një profil të ulët dhe nga shkrepjet e paparacëve, duket se po i shijon ditët me bebushin në bark sipas mënyrës së saj.

Aktorja nuk shmang asnjë xhiro në ajër të pastër apo me qenushin e saj buzë detit. Nuk dihet ende kur do të lindë bebushi, por nga çfarë duket, nuk ka mbetur dhe shumë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu