”Prilli ishte ‘shok’ ekonomik”, Ahmetaj: Ja data kur do të dalë shifra e papunësisë

0
Gjigandi

Ministri i cili koordinon situatën e pandemisë, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se më 21 maj del shifra e saktë e papunësisë nga pandemia për muajt mars- prill.

Sipas tij në këtë shifër nuk përfshihen bizneset e mbyllura, por prillin e cilëson si një ‘shok’ ekonomik për ekonominë shqiptare pasi nëse në mars kishte 9 mijë të papunë nga pandemia, në prill do ketë më shumë.

Por Ahmetaj thotë se Shqipëria për 2-3 muaj do të ketë një ringritje shumë të shpejtë sa i përket punësimit.

”Numri i saktë do të dalë më 21 maj gjithë papunësia e periudhës mars- prill. Kjo ka të bëjë me listapagesat dhe kontributet. Do të shohim saktë çfarë kemi humbur. Nëse do i referohemi jo bizneseve të mbyllura, por për marsin papunësisë pra largimit nga listpagesat. Papunësia e shtuar ishte 9 mijë vetëm në mars. Prilli është më dominant. Ishte kulmi, shoku ekonomik që shkon nga kërkesa, se është goditur në themel kërkesa, qoftë me faktor të jashtëm dhe të brendshëm dhe këtu shihet prodhuesi duke përfshirë edhe turizmin, kërkesa e brendshme, konsumi apo reflektimi në uljë të importit. Në prill lëvizjet import- eksport janë më domethënëse. Saktësisht do jetë shifra më 21 maj.
Dje ka pasur një shkrim nga Pol Krufman, ku fliste për një ringritje potencialisht të shpejtë. Dhe shihte për punësimin, punësimi do të vijë në përllogaritjen time dhe të volumeve apo diskutimeve që kemi bërë. Shifrat operative tregojnë që dhe TVSH-ja e prillit është në një nivel me marsin. Edhe volumet nuk janë më aq të thella dhe mendoj që ekonomia shqiptare pa marrë për 1 sekondë faktorët ekzogjenë do ketë ringritje shumë më të shpejtë. Ky vit nuk do jetë me rritje plus por do ja dalë Shqipëria me simplicitetit të ekonomisë. Industri bazike që ngrihen shumë shpejt. Pas 2-3 muajsh ku ringritja në punësim do jetë shumë e shpejtë. ”- tha Ahmetaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu