Sindikata e punonjësve të Policisë së Shtetit ka dërguar tek Avokati i Popullit një kërkesë për shqyrtim ankese në lidhje me ligjin që policët mbi 55 vjeç do të dalin në pension në parakohshëm dhe do të jenë të detyruar për të bërë 700 orë punë pa pagesë.
Sipas tyre janë shkelur haptazi të drejtat ligjore dhe kushtetuese të punonjësve të policisë.