Kohët e fundit nëpër rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm shohim punonjës policie të pa identifikuar, të cilë shpesh herë debatojnë dhe me qytetarë të ndryshëm.
Mbase me të drejtë, pasi ne kemi parë që shpesh herë individë të ndryshëm janë maskuar si punonjës policie për të kryer vepra të ndryshme penale.
Në një investigim të bërë ditën e sotme në terren ne si media kemi konstatuar punonjës të Policisë së Shtetit, të pa pajisur me numrin e identifikimit. Punonjës së patrullës së përgjithshme dhe të forcës ‘Shqiponja’, pikërisht individë të cilët mbajnë të veshur thjesht një bluzë me dizenjimin e uniformës së policisë, por të pa identifikuar me një numër unik.
Në një kontaktim që kemi pasur sot me kryekomisar Urim Rexhepi, na ka vënë në dukje se, punonjësi i policisë ka detyrimin ligjor të ketë në zonë të dukshme numrin e identifikimit ashtu dhe gradën.
“Çdo efektivë i Policisë së Shtetit, ka për detyrim ligjor që në uniformë të ketë të vendosur numrin unik identifikues të bashkë shoqëruar me gradën”, është shprehur kryekomisar Rexhepi.
Çdo kush që nuk zbaton këto rregulla është shkelës i saj.
Ndërkohë që çdo ditë ka efektivë të tillë, ne si media i bëjmë thirrje SHÇBA që t’i trajtoj këto raste pasi mund të përballemi dhe me persona të cilët nuk kanë të bëjnë me Policinë e Shtetit, por thjesht mbajnë të veshur një uniformë e cila gjendet kudo e fare lehtë.