Ka hyrë në fuqi që nga data 8 qershor 2020, me publikimin në Fletoren Zyrtare, urdhri i Qeverisë për zbatimin e protokolleve anti-Covid në plazhe gjatë sezonit turistik.
Në të janë specifikuar të gjtiha masat për punonjësit e turizmit, të resorteve por edhe për pushuesit.
“Protokolli i masave anti-COVID-19” është një dokument që rekomandohet të zbatohet nga sipërmarrjet turistike, turistët/pushuesit dhe vizitorët, për mbarëvajtjen e atyre aktiviteteve të miratuara si të lejuara, përmes akteve normative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe institucioneve të tjera kompetente.
Në njërën nga pikat thuhet se si duhet të veprohet në rast se një person i pranishëm, brenda strukturës akomoduese/sipërmarrjes turistike (vizitor, staf etj.) ka ethe dhe simptoma të një infeksioni respirator (kollë e thatë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë administratorin/ose personin e caktuar prej tij, i cili njofton menjëherë Urgjencën Kombëtare, 127-ën, dhe NJVKSH-në e njësisë vendore që i përket sipërmarrja turistike.