Një 29 vjeçar është plagosur me armë zjarri tek ish fabrika e letrës, në Kavajë. Për motive ende të paqarta i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale M.XH 29 vjeç i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.