Pipero tregon mjediset më të rrezikshme për përhapjen e Covid 19

0
Gjigandi

Mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për “Provokacija”, ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm,  pasi virusi vijon që të jetë mes nesh.

Pipero në fjalën e tij është shprehur se është e vërtetë se në këtë fazë, transmetueshmeria e virusit ka rënë por është e rëndësishme që të respektojmë masat mbrojtëse që të mos jemi të rrezikuar.

Doktori ka theksuar se në Ballkan në ndryshim nga vendet e tjera Perëndimore kemi një shtim të rasteve të reja me Covid 19, pasi ne i neglizhuam masat mbrojtëse.

“Maska është e domosdoshme ku nuk ruan dot distancën, dhe koha e ekspozimit më pak se 5 minuta, nëse nuk e ruan dot një gjë të tillë atëherë vendos. Maskën gjithashtu në mjediset e mbyllura është i rëndësishëm mbajtja e maskës. Ndërsa në vendet perëndimore nuk është një fenomen i tillë pasi ato kanë një reflektim dhe përdorimi i maskës tashmë është bërë e detyrueshme dhe merr gjobë nëse ti del në rrugë pa maskë.

Tek ne unë personalisht si specialist në këtë fushë në rrugë nuk e këshilloj maskën por në restorante dhe në bare, markete, në banka, në auditor duhet me patjetër vendosja e maskës.  Një maskë përdoret një ditë, por ka maska tashmë që mund të vendosen disa herë pasi lahen dhe hekurosen, këto janë maska që të mbrojnë nga spërklat e pështymës. Maskat profesionale janë të nevojshme për  doktorët në spitale sidomos nga spitalet Covid”,  është shprehur Pipero.

RonaTyra

Ndërkohë që në lidhje me rritjen e numrit të pacientëve nëpër spital, mjeku ka deklaruar se në krahasim me fazën e parë tashmë dhe pse kemi një rritje të rasteve të reja, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes mjekësor është i ulët.

“Rastet e shtruara në spital janë përtej pritshmërisë janë më shumë seç prisnim, por nëse do e krahasojmë me periudhën e parë kemi më pak të shtruar se se në valën e parë. Virusi tashmë është më pak i rrezikshëm, është më pak virulent, koha e ekspozimit është më e gjatë dhe rreziku vijon të jetë i njëjtë për të sëmurët me Covid 19. Nëse në fillim të epidemisë rastet asimtomatik mes të rinjve ishin me shumicë, tashmë i kemi dhe të shtruar në spital, asnjë person nuk është i përjashtuar nga mundësia për tu sëmurë, por të sëmurët kronikë janë të rrezikuar.

Të shtruarit e ditëve të fundit janë me shenja të rënda klinike në qoftë se deri më sot qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar akoma, qytetarët të paktën nga nesër të vijojnë me mbajtjen e maskave, me distanca me higjienën e duarve, nëse qytetarët e respektojnë një gjë të tillë ne do të kemi një rënia të numrit të rasteve të reja. Në rast se nga nesër qytetarët e dëgjojnë Pëllumbin dhe respektojnë masat mbrojtëse do të kemi një numër të vogël të rasteve”, ka thënë ndër të tjera mjeku.

Gjithashtu Pipero ka folur dhe për vendet që janë më të rrezikuara për përhapjen e koronavirusit, ku ka theksuar se qytetarët duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të mbrojtur veten.

“Vendet me rrezik më të madh janë restorantet, sepse ka studime që kanë ndjekur lëvizjen e ajrit, së dyti janë marketet , supermarketet pasi ne aty rrimë më gjatë nuk vendosim maskë dhe nuk ruajmë distancën, janë baret, që dhe pse janë raste tavolinat janë ngjitur sa më gjatë që të rrimë në një vend aq më të ekspozuar jemi, nëse do të ekspozohemi pak kemi më pak rrezik”, ka thënë ndër të tjera doktori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu