Pesë deputetë nga opozita parlamentare kanë depozituar në Gjylatën Kushtetuese kërkesën për të rrëzuar ndryshimet në Kodin Penal, të miratuar së fundmi në Parlament.
Sipas deputetëve, miratimi i Ndryshimeve në Kodin Penal për dënimin e njerëzve që mund të përhapin viruese vdekjeprurëse është një metodë shtrënguese që cënon liritë dhe të drejtat e njeriut, por krijon premisa që të përdoret edhe politikisht.
“Ne nuk mund të lejojmë që të cënohen konturet e lirisë së qytetarëve sot dhe të fëmijëve tanë nesër. Corona virusi është i padukshëm. Si mund ta shohë dhe vërtetojë shpërndarjen e tij një hetues apo prokuror? Liritë tona nuk mund ti lëmë në mëshirë të opinioneve të prokurorëve”, shprehen deputetët.
Deputetët që adresuan në Gjykatë Kushtetuese rrëzimin e ndryshimeve të Kodit Penal janë Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat Artur Roshi, Myslim Murrizi n/Kryetari i Kuvendit si dhe deputetët Alban Zeneli, Korab Lita, Arlind Çaçani.