Ditë më parë është parë një përplasje mes këngëtarit Labinot Tahirit dhe këngëtares Leonora Jakupi, në lidhje me thirrjen e një protesta nga Labinot Tahiri për të u lejuar të mbahen dasmat.
Në lidhje me këtë thirrje këngëtarja Leonora Jakupi, është shprehur që nuk duhet të kemi protest pasi jemi në një gjendje pandemie dhe protesta mund të ndikoj negativisht tek qytetarët.
E mbrëmë në televizonin e Dukagjinit, debat plus, ka qenë i ftuar këngëtari Labinot Tahiri i cili ka folur për padrejtësisë që po iu bëhen nga ana e shtetit për këngëtarëve, shkruan “Bota sot”.
Në lidhje telefonike më pas u inkuadrua këngëtarja Leonora Jakupi e cila ka thënë se është keqkuptuar nga Labi pasi që nuk është kundër kërkesave të këngëtarëve por nuk është dakord me thirrjen për protestë.
“Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por jo të rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Nuk pajtohem me Labin që e ka minimizuar rrezikun e coronavirusit…Në këtë kohë është e pamundur të organizohen dasmat”, ka deklaruar Leonora Jakupi.
Leonora thotë se është ndjerë e ofenduar nga disa deklarime të Labit, gjithashtu përmend edhe kaparet që kanë marrë nga dasmorët këngëtarët.
“Ndoshta shumë këngëtarë kanë marrë kapar për dasma por nuk e di pse i kanë shpenzua aq shpejt”, ka vijuar Leonora Jakupi.
Labi është përgjigjur duke i thënë Leonorës: “Nuk është punë e juaja Leonorë se si shpenzojmë kaparin”.
“Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Unë fitojë bukën e gojës nga mikrofoni dhe askush nuk ma ndalon atë. Unë protestë bëjë jo në kohë pandemie por kur të krijohet mundësia”, ka thënë Labi në përgjigje të Leonorës.
Debati ka vijuar edhe më tej kur Leonora i ka thënë Labit se nuk duhet gjykuar të tjerët nëse ata nuk i publikojnë në media.
Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se derisa Halil Kastrati e Elvis Naçi i përmendin çdo ditë ndihmat që japin edhe ai s’ka pse mos ta bëjë./BS.
Më shumë shikoni videon.